Një e moshuar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 6-të i pallatit ku jetonte në Sarandë.
Sipas informacioneve policore, 82-vjeçarja, me iniciale H.V., vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ka ndodhu dje në lagjen nr.1 në Sarandë, ndërkohë policia është duke vijuar punën për dokumentuar rrethanat e këtij rasti.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.01.2024 dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasja H. V., 82 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se 82-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për të dokumentuar rrethanat e këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës dhe asaj të Sarandës, për veprime të mëtejshme.