Personi që shihni në foto është 28-vjeçare Kladja Shuli, e cila i dha fund jetë në mënyrë tragjike mesditën e kësaj të marte në Elbasan.E reja u hodh nga kati i pestë i një pallati në lagjen “Visarion Xhuvani”. Kladja Shuli ishte e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, teksa punonte si infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit.
Burime bëjnë me dije se e ndjera banonte me qira ne katin e dytë të pallatit dhe është ngjitur në katin e pestë, ku pasi ka lënë xhupin dhe telefonin, është hedhur nga lartësia, duke gjetur vdekjen në vend.
Sipas Policisë, dyshohet se 28-vjeçarja e ka ndërmarrë aktin ekstrem si pasojë e depresionit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.