Ballina Shqiperia ime E kishte harruar në një qendër tregtare, Policia i dorëzon çantën me...

E kishte harruar në një qendër tregtare, Policia i dorëzon çantën me 27 mijë euro qytetarit

Njoftimi:

Policia në bashkëpunim me Security e qendrës tregtare Teg, i dorëzojnë çantën me 27.000E qytetarit, të cilën e kishte harruar aty.Mbremë, rreth orës 23:00, security i dorëzon Spz-së së zonës, një çantë supi, e cila ishte harruar nga poseduesi i saj.

Policia pas verifikimeve të bëra,ka gjetur pronarin e çantës dhe ka bërë të mundur dorëzimin e çantës.

Qytetari falënderoi Policinë për ndihmën dhe korrektësinë e treguar.