Një makinë ka shpërthyer në flakë mesditën e sotme në qafën e Kalasë në qytetin e Beratit.
Automjeti, tip ‘Peugeot’, me targa AA 381 AB, i marrë me qira nga disa turiste, ka shpërthyer në flakë në pjesën e përparme të tij.
Fatmirësisht 4 pasagjeret që ndodheshin në brendësi të mjetit kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti, duke mos marrë lëndime, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale.
Pas marrjes së informacionit, forcat zjarrfikëse të Beratit kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që kjo situatë krijoji për rreth 30 minuta një kaos tek banorët e zonës dhe tek turistët e huaj, pasi zona ky ndodhi ngjarja është një nga atraksionet më të vizituara në qytetin e Beratit.