Ballina Shqiperia ime Dyshohet se u vetëvar në banesë, 15 vjeçarja ndërron jetë në spital

Dyshohet se u vetëvar në banesë, 15 vjeçarja ndërron jetë në spital

Një 15 vjeçare ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është vetëvarur në banesën e saj në Shkodër.

Policia njofton se ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 20:00 të së mërkurës. E mitura është dërguar në spitalin rajonal nga familjarët por nuk nuk ka mundur të mbijetojë.

“Më datë 13.11.2024, rreth orës 20:00, në urgjencën e Spitalit Shkodër është sjellë nga familjarët një shtetase e mitur rreth 15 vjeçe, e cila dyshohet se ka tentuar të vetëvarej në banesë. E mitura 15 vjeçare ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.