Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 75 vjeç, banues në Roskovec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, një 42-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.