Një 65 vjeçar ka mbetur i lënduar rëndë pasi u sulmua nga 3 të rinj që kërkoni ta grabisnin në Shkodër.
Ngjarja është regjistruar në rrugën “13 Dhjetori”, kur të rinjtë tentuan t’i marrin me dhunë portofolin shtetasit P. Th., 65 vjeç.
Policia ka mundur të arrestojë një nga autorët e ngjarjes, një 17 vjeçar, teksa i moshuari ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.