Ballina Shqiperia ime Doli në përgjimet e ”Skyecc”/ mbetet në burg djali i xhaxhait të...

Doli në përgjimet e ”Skyecc”/ mbetet në burg djali i xhaxhait të deputetit të PS

Gjykata e posacme ka lënë burg Elvis Ndrecën djalin e xhaxhit të deputetit te PS Eduard Ndreca.Ai ra në prangat e policise se Lezhes dy ditë me pare i cili  akuzohet nga SPAK për vepren penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” ndaj Durim Bamit.Ndreca u kap teksa komunikonte përmes sky ecc me Samuel Ndokën, dhe ish deputetin e PS-së, Arben Ndoka

Po ashtu në dosjen e SPAK, Ndreca del duke komunikuar me kushëririn e tij Armando Ndreca për pacelat me canabis në zonën e Kashnjetit ku po në kuadër të këtij operacioni u arrestua Armando Ndreca si dhe ish drejtori i policisë së Lezhës Henrigert Mitri.

Më 31 Janar Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka përfunduar hetimet dhe ka nisur komunikimin e akuzave për anëtarët e 7 grupeve kriminale, që u goditën në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Në kuadër të këtij operacioni të ndërmarrë në maj 2024 u krye fillimisht arrestimi i 20 personave, 14 prej të cilëve në Shqipëri, dhe 6 jashtë vendit, përkatësisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë e 2 në Belgjikë.