Detaje të reja dalin në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur në datë 30. 01. 2025, ku 20- vjecari A.Thimjo, banues në Portëz , dyshohej se ka djegur me lëndë djegëse automjetin tip” Benz” në pronësi të shtetasit R. E, banues po në Portëz, Fier.
Burime policore bëjnë me dije se autori e ka djalë halle të dëmtuarin dhe dy kushërinjtë nuk kanë shkuarje me njëri- tjetrin ndaj kanë patur konflikte të vazhdueshme, madje i dëmtuari e bullizonte autorin 20- vjecar.
A .Th , ka shkuar natën te banesa e djalit të hallës , R.E , ka djegur automjetin me lëndë djegëse , benzinë , dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka bërë të mundur dokumentimin e ngjarjes me prova ligjore dhe ka arrestuar shtetasin Andrea Thimjo.