Qeveria parashikon të nisë një plan të gjerë të rinovimit të banesave në Shqipëri me qëllim uljen e konsumit të energjisë dhe të ndotjes.
Sipas strategjisë të publikuar në faqen zyrtare vlera e investimit në rastin më maksimal do të kthehet për 15 vite, por që do të jetë efikase të paktën për 30 vite.
I gjithë projekti parashikohet të realizohet deri në vitin 2050 dhe synimi është ulja e ndotjes dhe e konsumit në 63 për qind në objektet e banimit.
Investimit propozohet që në 50 për qind të shumës të jepet grant nga qeveria dhe po aq nga investimi i konsumatorit.
Kjo duke konsideruar se konsumatori do të ketë një çmim të mbrojtur të energjisë elektrike.
Në vitin 2023, janë 632,936 ndërtesa nga të cilat 450,545 janë të banuara, me një sipërfaqe totale prej rreth 83,52 milion m².
Deri në vitin 2050, numri vlerësohet të arrijë në rreth 697,037.
Megjithatë në strategji shtohet se duke përfshirë dhe kërkesat për rinovim të shkollave dhe objekteve shtetërore duhet ndërhyrë në rreth 744,700 ndërtesa.
Investimi shihet në tre faza, përmirësimi ose përdorimi i paisjeve me kursim energjie, përdorim të energjisë së rinovueshme dhe fasadat por edhe dnërhyje e thellë.
Kjo duke pasur parasysh tipologjinë e objekteve nga ato me rend tarracor, ccati pallate shumëkatëshe me termoizolim dhe ato me tulla
Sistemet e decentralizuara të furnizimit me energji që shfrytëzojnë burime të rinovueshme të energjisë, siç janë sistemet fotovoltaike vetëprodhuese për ndërtesën që rinovohet apo ndërtohet e re, panelet diellore për ujin e ngrohtë, pompat e nxehtësisë me performancë të lartë të ftohura me energji gjeotermike apo në ujërat sipërfaqësore për ngrohje/ftohje dhe ujë të ngrohtë sanitary.