Ballina Shqiperia ime Disa te arrestuar dhe proceduar ne Fier e Lushnje per vepra te...

Disa te arrestuar dhe proceduar ne Fier e Lushnje per vepra te ndryshme penale

Fier

Në vijim të informacioneve të dhëna mbrëmjen e djeshme, për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, ku humbi jetën këmbësori, shtetasi H. S., 85 vjeç, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që dyshohet se ka aksidentuar 85-vjeçarin, shtetasin A. F., 55 vjeç, banues në Fier.

Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-K. H., 41 vjeç, banues në Kolonjë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga;

-M. K., 29 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Asllan Koraj, 41 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në dyqanin e tij, tregton mallra (paketa me cigare), pa pullë fiskale.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një zjarr të rënë në një kanal, në aksin rrugor “Plug-Savër”, ku u dogjën disa barishte, disa panele dhe një furgon që ndodhej në një karburant jofunksional, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 63 vjeç, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin Xh. B., 74 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi dyshohet të jenë autorët e zjarrvënies.

Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për shtetasin N. B., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-J. H., 67 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje, në tokën e tij;

-V. G., 32 vjeç, banues në Fier, pasi shërbimet e Policisë i kanë gjetur në automjet, një fenelinë të ngjashme me atë të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.