Ballina Shqiperia ime Digjen dy automjete gjatë natës

Digjen dy automjete gjatë natës

Dy automjete janë djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit.

Dy makinat të tipit “Benz” ishin parkuar pranë njëra-tjetrës tek ish-Uzina e Radios dhe Televizorëve.

Mësohet se një nga mjetet është e kryeinxhinierit të OSHEE, Arben Alushi.

Ashtu siç edhe shihet nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, pjesa e përparme e makinave është shkrumbuar, ndërkohë që ende nuk ka informacione në lidhje me shkaqet e ngjarjes, dhe nëse ajo është e qëllimshme apo jo.