Një 33-vjeçare ka përfunduar në pranga nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj, 35-vjeçar.
Sipas raportimeve të policisë, shtetasja E. S. dyshohet se ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortit të saj.
Ngjarja më e fundit ka ndodhur më datë 31.08.2024, kur 33-vjeçarja kishte caktuar një takim me bashkëshortin e saj në afërsi të Urës së Institutit. Në këtë vendtakim, dy persona të paidentifikuar, të cilët janë ende në kërkim nga policia kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit.Si rezultat i këtij sulmi, 35-vjeçari ka pësuar dëmtime të shumta dhe është dërguar në spitalin e qytetit për kujdes mjekësor të menjëhershëm.