Ballina Shqiperia ime Dhunoi për vdekje të moshuarin ne Fier se nuk pranoi t’i shiste...

Dhunoi për vdekje të moshuarin ne Fier se nuk pranoi t’i shiste birra/ Kush është Ilir Nukaj, krimi që kreu 12 vite më parë

Dhunoi për vdekje të moshuarin se nuk pranoi t’i shiste birra/ Kush është Ilir (Ledjan) Nukaj, krimi që kreu 12 vite më parë

Ka humbur jetën pas 5 ditësh në intubim 80-vjeçari Namik Rustemi, i cili u dhunua së bashku me bashkëshorten e tij, 77-vjeçaren me iniciale A.R..Ngjarja ndodhi më 13 Tetor në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të viktimës. Autori i dyshuar i ngjarjes është Ilir (Ledjan) Nukaj.

Ilir Nukaj është dënuar me 20 vjet burg për vrasje të mbetur në tentativë, pasi në vitin 2012 ai ka tentuar të vrasë pronarin e një lokali.Ilir Nukaj, i njohur edhe me emrin Ledja, është dënuar me 20 vjet burg për vrasje të mbetur në tentativë. Gjykatat kanë pranuar si të provuara këto rrethana të ngjarjes: Ilir Nukaj është banor i fshatit Povelc, Komuna Dermenas, Fier.

Më datë 02.06.2012, rreth orës 01.00, Nukaj ka shkuar për të vjedhur në lokalin internetkafe, të shtetasit Helio Çela, i cili ndodhet ngjitur me banesën e tij.Në momentin kur i pandehuri ka thyer xhamin e derës së lokalit, me qëllimin për t’u futur brenda, shtetasi Helio Çela ka dëgjuar zhurmë dhe ka dalë në oborrin e banesës së tij.

Meqenëse nuk ka mundur të shohë gjë, ka shkuar në drejtim të lokalit bashkë babanë e tij, shtetasin Ferrik Çela, ku kanë konstatuar se ishte thyer xhami i derës, ndërsa në një kanal që kalonte pranë lokalit, ata kanë parë që qëndronte i fshehur i pandehuri Ilir Nukaj, i cili është ngritur në këmbë dhe në dorë mbante një thikë.

Shtetasit Helio dhe Ferrik Çela e kanë kapur të pandehurin dhe duke përdorur edhe dhunë fizike, kanë bërë të mundur të neutralizojnë veprimet e tij. Në këtë moment, kanë mbërritur forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Fier, të cilat kanë bërë kapjen në flagrance të të pandehurit dhe kanë kryer veprimet e para hetimore për këtë ngjarje, duke përfshirë edhe arrestimin në flagrancë të tij.