Një ngjarje e rëndë në familje mbrëmjen e së dielës në Heraklion të Kretës. ka sjellë arrestimin e një 25-vjeçari nga Shqipëria. Sipas mediave greke, i riu shqiptar dyshohet se e ka rrahur rëndë me grushte dhe shkelma në kokë dhe fytyrë partneren 24-vjeçare, gjithashtu nga Shqipëria, brenda banesës së saj
Për t’i shpëtuar tërbimit të tij, vajza ka arritur të dalë në ballkonin e banesës dhe ka mbyllur derën. Më pas për të shmangur pasojat është hedhur nga ballkoni dhe është larguar nga zona. Ai është arrestuar në spital, ku kishte shkuar për ndihmën e parë dhe akuzohet për dhunë në familje.