Një 41-vjeçar ka rënë në pranga nga blutë e Fierit paraditen e së martës.
Sipas hetimeve nga policia ka rezultuar se E.B., 41-vjeç është banues në fshatin Çerven.
Ai ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Teksa u arrestua në flagrancë nga policia, hetimet janë në vijim.
Tashmë materialet I kanë kaluar për veprime të mëtejshme hetimore Prokurorisë.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Fier arrestoi në flagrancë shtetasit:
-E. B., 41 vjeç, banues në fshatin Çerven, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.