62-vjeçari është qëlluar me armë nga djali. Më pas, djali ka bërë denoncimin për zhdukjen. Efektivët kanë pyetur familjarët për zhdukjen e 62-vjeçarit. Djali e ka qëlluar me pistoletë. Autori është shtetasi Esmerald Balla. Dyshohet se ka pasur konflikt mes babait dhe djalit, dyshohet se konflikti ka nisur për një shumë parash.
Dyshohet se një sherr për para, është bërë shkak që Esmerald Balla të vrasë me pushkë (armë gjahu) babain e tij Enver Balla. Autori dyshohet të ketë deklaruar se babai i kishte marrë paratë dhe sherri mes tyre kishte agravuar.34-vjeçari e ka pranuar krimin e kryer, por ende nuk e ka treguar motivin e plotë. Ndërkohë policia ka sekuestruar armën me të cilën u krye krimi.
Për të fshehur autorësinë e krimit, djali e ka hedhur babanë në pus. Policia e ka nxjerrë sot trupin nga pusi. Shënvlashi tronditet sërish nga një krim tjetër i rëndë. Policia gjatë këtyre ditëve ka mbajtur nën përgjim familjen, ka bërë përgjime, duke zbuluar se mes djalit dhe babait ka pasur konflikt të ashpër. Kjo është punë 20-ditore e efektivëve