Ballina Shqiperia ime Dështon sërish në Apel seanca për Inceneratorin e Fierit

Dështon sërish në Apel seanca për Inceneratorin e Fierit

Dështon për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm për inceneratorin e Fierit. Shkak këtë të premte u bë mungesa e dy avokatëve të ish ministrit të mjedisit Lefter Koka.

Njëri prej tyre Denis Karaj u gjobit me 5 mijë lekë të reja, ndërsa Mërtiri paraqiti shkresë në sekretarinë e gjykatës, ku njoftoi se kishte një problem shëndetësor.

Ndërsa Karaj njoftoi gjykatën që ishte jashtë vendit, gjë e cila nuk u mor parasysh nga gjykata që vendosi ta gjobiste atë.

Seanca e radhës në ngarkim të personave te dënuar u la në datë 18 tetor ora 11.00.

Më herët për inceneratorin e Fierit, Lefter Koka është dënuar 6 vite e 8 muaj burg, ndërsa Bllako 2 vite e 8 muaj burg.