Ballina Aktualitet Deputeti i PS Qarkut Fier paraqitet ne SPAK per shperthimin me dy...

Deputeti i PS Qarkut Fier paraqitet ne SPAK per shperthimin me dy viktima ne Lushnje

Deputeti i PS Bujar Çela raportohet se është thirrur për shpërthimin në biznesin e tij në Lushnje ku vdiqën dy persona, babë e bir. 
Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela u akuzua nga prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.Çështja ndaj Çelës iu transferua për kompetencë Prokurorisë së Posaçme.

Ngjarja ndodhi më 1 mars të këtij viti në magazinën në pronësi të tij, që i mori jetën 2 punëtorëve babë e bir dhe solli plagosjen e 7 të tjerëve, përfshirë edhe deputetin Bujar Çela, i cili iu nënshtrua edhe një operacioni.

Viktimat ishin vinçin që ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë dhe shkaktoi shpërthimin fatal.