Erion Braçe, deputeti socialist ka shpërndarë në Facebook një video nga godina e bashkisë së Divjakës, duke e cilësuar një “tmerr”.
Deputeti, ka publikuar dhe 4 emra, për të cilët thotë se e kanë shkatërruar projektin për bashkinë e re.
Sipas tij, gjendja si brenda ashtu dhe jashtë e ka lënë pa fjalë.
Erion Braçe: SHENOINI KETA EMRA: BERT YZEIRAJ, FRED IBRAHIMI, ANDON KRISTO, SKENDER CELA;
TE KATERT BASHKE SHKATERRUAN NJE PROJEKT FANTASTIK-BASHKINE E RE TE #DIVJAKES! Nuk kam me fjale, fare fare fare; Shihni cfare cilesie fasade kane montuar!
Ftoj cilindo profesionist te fushes-ata qe merren me montim fasade te ventiluar, TI MBROJ KETA! Eshte nje tmerr ne fasade, eshte nje tmerr brenda, eshte nje tmerr ne ajrim, eshte nje tmerr ne vetrate, eshte nje tmerr ne gjithcka!
PO UA THEM, NUK KA GUXUAR KERKUSH TE TALLET DERI NE KETE DEREXHE ME NJE VEPER PUBLIKE; UNE NUK DI! Tani kam vec nje fjale: BASHKIA E DIVJAKES NUK E MERR NE DOREZIM KETE MENDER VEPER! Keta te kater ta marrin opa e tja shesin kujt te duan!