Deputetët demokratë, Albana Vokshi, Elda Hoti dhe Petrit Doda, të cilët nuk ishin të përjashtuar, kanë bllokuar foltoren.Ata nuk lejuan kreun e KLSH, Arben Shehu të lexojë raportin.
“E di që je në siklet po nuk mund të flasësh”, iu thanë opozitarët, ndërsa ai po qëndronte në derë.Pas kësaj situate, ai është larguar nga salla me urdhër të kryetares Elisa Spiropali, e cila tha se ai do të vijojë leximin në komision.