Sekuestrohen pasuritë e luajtshme të një 26-vjeçari në Fier.
Sipas informacioneve të policisë, janë sekuestruar 4 automjete të këtij shtetasi, njërin prej të cilëve e kishte kaluar në pronësi të nënës së tij.
Ky shtetas, i dënuar më parë në Shqipëri, për vepra penale në fushën e narkotikëve, dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në këtë fushë.
Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.
Njoftimi:
DVP Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Kreshpani”, për sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme të shtetasit E. H., 26 vjeç.
Konkretisht, janë sekuestruar 4 automjete të këtij shtetasi, njërin prej të cilëve e kishte kaluar në pronësi të nënës së tij.