Kryeministri i ri i Groenlandës Jens-Frederik Nielsen ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do ta marrin vendin e tij. Nielsen, një ish-ministër 33-vjeçar i industrisë dhe mineraleve, u betua si kryeministri më i ri i Groenlandës të premten.Në konferencën e tij të parë për shtyp si udhëheqës, në qytetin e tij të lindjes, Nuuk, ai bëri thirrje për unitet politik për të luftuar presionet e jashtme.
Në një kohë kur ne si popull jemi nën presion, duhet të qëndrojmë së bashku”, tha ai.Gjatë një interviste me NBC të shtunën, Trump tha se do ta marrin Groenlandën, dhe u shpreh “100 % i sigurt”. Sipas tij ka një mundësi të mirë që amerikanët mund ta bëjnë atë pa forcë ushtarake, por theksoi se as këtë alternativë nuk e heq nga tavolina. Trump tha se ai kishte pasur biseda reale për aneksimin e territorit gjysmë-autonom danez.