Ballina Shqiperia ime Debate ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Bashkise FIER

Debate ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Bashkise FIER

Këshilli i bashkisë Fier, miratoi ditén e sotme buxhetin e vitit 2025 në një situatë të pazakontë. Që në fillimet e saj mbledhja u shoqërua me debate të ashpra nga këshilltarët e opozitës të cilët mostransmetimin live e konsideruan mungesë transparence.  Êshtë skandal dhe hipokrizi kanë thënë përfaqësuesit e opozitës bashkiake që bashkitë e vogla si Patosi apo Mallakastra ti zhvillojnë mbledhjet live, ndërsa Fieri ,jo. 

Debatet janë rindezur sërish gjatë diskutimit të pikës 4 të rendit të ditës , ku në fokus ishte miratimi i nivelit të pagave të punonjësve të aparatit të bashkisë Fier, dhe të funsioneve e të shërbimeve. Këshilltarët e mazhorancës nxituan ta miratojnë me shpejtësi këtë pikë të rendit të ditës , gjë që u kundërshua nga ooozitarët të cilët fillimisht kërkuan sqarime e diskutime . 

Ndërkohë kryebashkialu Subashi teksa ka marrë fjalën ka sqaruar se kjo rritje bëhet me Vendim të Këshillit të Ministrave. 

Por gjatë diskutimeve për miratimin e kësaj pike janë rikthyer debatet për rritjen e pagës së kryetarit dhe administratës së bashkisë , rritje e cila në fakt u miratua në një mbledhje të mëparshme ,  edhe nga këshilltarët e djathtë. 
Përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Bashkiak Kristian Kina ka kërkuar rishikimin e këtij vendimi pasi nuk ka marrë miratimin e gjithë këshilltaręve sic mazhoranca ka bërë publike në faqen e bashkisë duke publikuar kartonat unanimisht. 

Ndërkohë këshilltarët s mazhorancës kanë kundërshtuar fuqishëm pretendimet e përfaqësuesve të opozitës , duke theksuar se ishin vetë ata që jo vetëm e miratuan por edhe e propozuan një kërkesë të tillë. Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak për vitin 2024 , në tërësi është shoqëruar me debate të nxehta , ndęrsa pika kulminante ka qënë momenti kur kryetarja e këshillit Antoneta Cunaj, i është drejtuar këshilltarit të djathtë Endri Jaupaj, se do ta nxjerrë jashtë mbledhjes pasi është ndalur edhe te inceneratori i Fierit. Politikën shko bëje në protestë , jo këtu në këshill ka thënë Cunaj.

Buxheti i Bashkisë Fier për vitin 2025 është 2,733,500,437 lekê nga te cilat në vlerën pre 910,287,000 lekë eshtë nga të ardhurat e veta ose 33.3 % në vlerën prej 1,023,895,947 lekë ng transferta e pakushtëzuar e përgjithshme ose 37.5 %; në vlerën prej 549,317,490 leke transfer sektoriale ose 20.1 % dhe 250,000,000 lekë të ardhura të trashëguara ose 9.1.%.