Dardha nis të mbulohet nga dëboraSipas informacioneve reshjet janë në Bigëll, në pikën më të lartë të këtij fshati turistik por deri tani nuk ka probleme sa i përket qarkullimit.
Reshje dëbore janë regjistruar edhe në fshatin Shtyllë dhe në pikën e Mashkullores pika më e lartë e segmentit Shtyllë – Panarit. Në pjesën tjetër të qarkut vazhdojnë reshjet e shiut.