Një pajisje regjistrimi, dokumente pronësie, telefona dhe 1100 euro janë gjetur gjatë kontrolleve të banesave në operacionin për arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorit Ahmet Masha.Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar urdhëroi që të kontrolloheshin banesa, automjete dhe persona.
Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:
1. Pesë telefona celularë;
2. Një hard disk i jashtëm Verbatim;
3. Një pajisje regjistrimi në formë pakete;
4. Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;
5. Dokumente pronësie, etj;
Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.