Ballina Ekonomi  Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

 Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka pësuar një rënie të fortë të vlerës në raport me dje duke vijuar të humbasë pikë përgjatë kësaj jave duke u blerë këtë mëngjes me 88.8 lekë dhe duke u shitur me 91 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane edhe pse nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të kuotës ka pasur një luhatje të lehtë nga dje teksa është blerë sot me 98.5 lekë dhe është shitur me 99.3 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka shënuar një rritje të vlerës krahasuar më ditën e djeshme teksa është blerë mëngjesin e kësaj të mërkure me 104.9 lekë dhe është shitur me 106 lekë.Paundi britanik ndërkaq ka pasur një zbritje të konsiderueshme të vlerës këtë të mërkurë pasi në raport me ditën e martë është blerë sot me 114 lekë dhe është shitur me 116 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.