Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Policia Rrugore arrestoi shtetasit:
-V. P., 61 vjeç, banues në Patos, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;
-Z. B., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-I. A., 67 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë një shtetas;
-L. G., 38 vjeç, banues në fshatin Belinë, pasi duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me një automjet tjetër. Nga përplasja është dëmtuar lehtë një shtetas;
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. B., banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, dhe u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-A. Y., 59 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke kryer punime pa leje.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. D., 31 vjeç, dhe A. T., 31 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte një shtetas, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.