Ballina Shqiperia ime Cfare ka ndodhur ne Fier ne 24 oret e fundit , njoftimi...

Cfare ka ndodhur ne Fier ne 24 oret e fundit , njoftimi i policise

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 33 vjeç, banues në Fier dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. J., 30 vjeç, pasi kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e policisë, me qëllim për t’i penguar gjatë kryerjes së detyrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tyre servis celularësh, u gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 28 vjeç, banues në Darëzezë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-ndaluan shtetasin R. Sh., 44 vjeç, banues në Ballagat, Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të banesës së 44-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu të cilën e posedonte pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. H. dhe D. H., 67 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, në fshatin Rrapëz, kanë kanosur me mjet prerës, shtetasin A. T., 54 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. S., 64 vjeç, banues në Berat, se në datë 16.01.2025, ka qenë për peshkim në lumin Vjosë, në fshatin Kashishtë, me shokun e tij, shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Berat, dhe më pas ka humbur kontaktet me të. Vijojnë kërkimet në bashkëpunim me Polumbarët e Renea-s për gjetjen e 63-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.