Ballina Shqiperia ime Ç’fare ka ndodhur ne 24 oret e fundit ne FIER, njoftim...

Ç’fare ka ndodhur ne 24 oret e fundit ne FIER, njoftim i policise

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. K., 33 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-E. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në automjetin që drejtonte (në pronësi të subjektit ku ishte i punësuar), u gjetën 600 shishe me pije alkoolike (birrë) pa fatura tatimore;

-M. A., 38 vjeçe, banuese në Fier, pasi shiste në një tabakino, paketa me cigare, pa pullë fiskale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një dyqan në fshatin Libofshë.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-R. B., 20 vjeç, banues në fshatin Bitaj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, 2 shtetas;

-Y. L., 52 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi ka kanosur për shkak të detyrës, një punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. T., 23 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e një 27-vjeçareje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.