Ballina Shqiperia ime Burri plagos gruan me thikë në bark, policia në kërkim të autorit

Burri plagos gruan me thikë në bark, policia në kërkim të autorit

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Një ngjarje e rëndë është regjistruar vetëm pak më parë në qytetin e Sarandës, teksa raportohet se një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërsa gruaja, e identifikuar si Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark.

Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.