Ballina Bota Britani/ Babai vret tre fëmijët dhe më pas veten

Britani/ Babai vret tre fëmijët dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku babai ka vrarë 3 fëmijët dhe më pas veten. Tre fëmijët u gjetën të vdekur në një shtëpi në Surrey dhe ishin të gjithë më të vegjël se 4 vjeç.

Burri ishte shtetasi polak Piotr Swiderski.

Tragjedia ka tronditur komunitetin vendas pasi rasti ka bërë bujë në të gjithë vendin dhe jashtë saj.

Swiderski postoi në Instagram një foto nga muaji i tij i mjaltit në Republikën Domenikane në vitin 2019 dhe një foto të gruas së tij kur ishte tetë muajshe shtatzënë në 2020 me mbishkrimin: “Mezi pres të të takoj ty bir im”.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen tragjike.