Breshëri që ra pasditen e të dielës u shkatërroi një pjesë të konsiderueshme të prodhimit fermerëve në Maliq të Korçës.
Dëmet më të mëdha u konstatuan në fshatin Bregas dhe Pirg. Kryesisht vreshta perime, dru frutorë dhe misër.
Thonë se fenomenet natyrore po i godasin gjatë gjithë vitit dhe kërkojnë kompensim të dëmit.Ende nuk ka një bilanc të dëmit të shkaktuar nga breshëri.
Specialistet e Drejtorisë së Bujqësisë dhe bashkisë së Maliqit kanë nisur verifikimin në fshatrat e prekur.