Ka mjaftuar vetem 30 minuta shi i rrembyeshem i shoqeruar me bresher mesditen e sotme, per te shkaktuar deme te medha ne kulturat bujqesore dhe pemet frutore ne zonen e Kafaraj ne Fier.
Fermeret kane pohuar se rrebeshet e kesaj periudhe jane teper te demshme vecanerisht ne bujqesi dhe pemetari nderkohe qe deme te medha pesojne nga bresheri. Kjo situate i ka shqetesuar se tepermi pasi i gjithe investimi i tyre shkoi dem vetem per disa minuta nderkohe qe bujqesia eshte i vetmi burim qe ata kane per te siguruar jetesen.