Ilia “Golem” Yefimchyk i njohur ndryshe si “Mutanti” ose “bisha 140kg”, njihej për fizikun e tij monstruoz dhe ushqimin me rreth 16,500 kalori në ditë që konsumonte. Një nga ‘bodybuilder më të njohur në botë” nga Bjellorusia ka vdekur nga ataku kardiak në moshën 36 vjeçare.
Ai ishte 1.85 m i gjatë dhe kishte përmasa masive të gjoksit, krahëve e kofshëve si dhe kryente qindra ulje-ngritje peshash, që i prezantonte në rrjetet sociale.
Megjithëse ai nuk konkurronte në mënyrë profesionale, sportisti i ndjerë kishte më shumë se 300,000 ndjekës në rrjetin Instagram që admironin punën dhe këmbënguljen e tij me sportin.
Më herët ai ka deklaruar: “Transformimi ka ardhur si rezultat i viteve të stërvitjes dhe disiplinës së ashpër, e shoqëruar me studim të ushqimit dhe fiziologjisë”.
Unë dua të përhap kulturën time të stërvitjes te të gjtihë të rinjtë që ata të tejkalojnë frikat e tyre dhe të vperojnë drejt përmirësimit të vetes dhe të tjerëve rreth tyre”.
Por një atak i papritur kardiak e la të riun të vdekur në shtëpinë e tij tre ditë më parë. Bashkëshortja Anna tha se me dëshpërim kishte tentuar të jepte ndihmën e shpejtë teksa prisnin ambulancën.
“Lutesha gjithë kohën që Illia të rekuperohej,” tha ajo për rrjetin bjellorus Onliner. “Qëndrova pranë tij dhe zemra i rrihte për dy ditë, por doktorët më dhanë lajmin e tmerrshëm se truri i tij ishte i vdekur”.
Rrjeti i njohur rus Kommersant raportonte ngjarjen: “Më 6 shtator atleti i njohur pësoi një atak kardiak e ra në koma”. I frymëzuar nga një mësues i shkollës fillore, Ilia gjeti më pas motivim nga aktorë si Arnold Schëarzenegger e Sylvester Stallone per avancimin e tij.
Për fat të keq ai është mes një liste të gjatë sportistësh e ‘bodybuilder’ që kanë vdekur papritur tre vitet e fundit nga zemra për arsye të panjohura.
Mes tyre janë në Brazil 26 vjecari bodybuilder Antonion Souza, dhe britaniku Neil Currey, që vdiq nga ataku kardiak në moshën 34 vjeçare, shkruan rrjeti Daily Star.