3 mjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Lushnjë-Fier, për pasoja disa persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas informacioneve të para, personat që mbetën të lënduar janë transportuar për në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë që aksidenti ka paralizuar trafikun, pasi mjetet kanë krijuar radhë të gjata kilometrike.
Ndërkohë që efektivët e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit po mundohen të disiplinojnë edhe mjetet e bllokuara në trafik