Ballina Shqiperia ime Bllokohet nga bora ,rruga e Thethit, anulohen rezervimet për Krishtlindje

Bllokohet nga bora ,rruga e Thethit, anulohen rezervimet për Krishtlindje

Bllokimi i rrugës nga Qafa e Thorës deri në Theth, për shkak të mungesës së pastrimit të dëborës, ka izoluar këtë pikë turistike të njohur, duke sjellë pasoja të rënda për turizmin dhe komunitetin lokal.

Pamjet e ardhura nga banorët e Thethit tregojnë situatën kritike, ku trashësia e dëborës ka arritur në 50 cm. Prej 3 ditesh, lëvizja është e mundur vetëm për mjete të larta, ndërsa për makinat e zakonshme është e pamundur.

Borepastrueset kanë arritur të pastrojnë rrugën nga Boga deri afër Qafës së Thorës, por më pas janë larguar, duke lënë pjesën tjetër të rrugës të bllokuar.

Kjo situatë ka shkaktuar anulime të shumta të rezervimeve për festimet e Krishtlindjes, duke dëmtuar operatorët turistikë dhe bizneset lokale që mbështeten tek turistët në këtë periudhë.