Ballina Shqiperia ime Bllokohet kalimi në Kakavijë/ Greva e doganave greke mbyll disa pika kufitare...

Bllokohet kalimi në Kakavijë/ Greva e doganave greke mbyll disa pika kufitare në jug të vendit

Që prej orës 07:00 në Kakavijë nuk është lejuar qarkullimi i mjeteve për shkak të pezullimit të punës nga ana e doganës greke. Situata pranë kësaj pike kufitare nuk është shoqëruar me problematika, pasi policia greke njoftoi një ditë më parë për bllokimin që do të zgjasë deri në orën 23:00.

Mesohet se drejt shtetit grek janë lejuar të hyjnë vetëm këmbësorët ndërsa do të lejohen të kalojnë vetëm mjetet e emergjencës, ato të transportit të produkteve ushqimore që ruhen në temperatura frigoferike si edhe ato që transportojnë bagëti të imta.

Lëvizja është bllokuar edhe në pikën kufitare Qafë Botë në Sarandë dhe në Tre Urat në Përmet.