Ka mberritur ne masa te forta sigurie 23 vjecari Azgan Mernica ,autori i vrasjes se Novruz Cenalia ,efektiv i ‘Shqiponjave’ ne Fier ngjarje e cila ka ndodhur ne 13 maj ne fshatin Baltez te Fierit.
Autori i kesaj vrasje ,23 vjecari Azgan Mernica do te perballet sot me togat e zeza per tu njohur me akuzat dhe masen e vleresimit dhe sigurise. Ne perberje te trupit gjykues Prokuror Denis Hyka
Gjyqtare Dajana Ndreja.
Kujtojme se 23 vjecari Azgan Mernica autori i vrasjes se efektivit te Shqiponjave eshte vetedorezuar ne komisariatin e policise se Fierit ne mbremjen e 15 majit pas negociatave mes familjareve te autorit dhe policise.
Prej momentit te vrasjes 23 vjecari Azgan Mernica mesohet se ka qene ne arrati i fshehur ne pyllin e semanit dhe me pas ka shkuar ne banese dhe eshte kryer dorezimi.
Burime ende jo zyrtare nga policia bejne me dije se autori pas vetedorezimit ne polici
është pyetur per vrasjen e kryer duke treguar sipas tij se gjithcka ka ndodhur per shkak te nje sherri momental me efektivin e policisë ku shkak eshte ber kalimi në rrugë dhe per pasoje në gjaknxehtësi e sipër ka nxjerrë pistoletë duke qelluar nderkohe qe per armën është shprehur se nuk e mbante mend ku e kishte hedhur për shkak se ka qenë i lodhur.