Gazeta gjermane BILD ka hedhur dritë në rrjetet dhe kartelet e drogës që po furnizojnë Gjermaninë dhe gjithë Evropën me kokainë. Në faqe të parë, gazeta publikon një artikull me titull: “Shqipëria, narkoshteti para derës sonë”. Hetuesit gjermanë dhe autoritetet amerikane kanë paralajmëruar, se ky vend është një qendër për mafien evropiane të kokainës.
Ministrja e Brendshme Federale Nancy Faeser po ashtu ka paralajmëruar për BILD se bandat shqiptare po vërshojnë tregun gjerman të drogës. BILD shkruan në artikull se vrasjet mafioze kanë qenë prej kohësh pjesë e jetës së përditshme në Shqipëri, ku vetëm në vitin 2021 u regjistruan 100 vrasje të tilla. Bosët e klanit mafioz dhe tregtarë kokaine kanë lidhje të shkëlqyera edhe në polici.
Zyrës Federale të Policisë Kriminale gjermane i është dashur të ngrejë grupin e saj hetimor në Shqipëri dhe Kosovë, e cila sipas tyre ka qenë një sukses deri më tani.
“Një ndër probleme kryesore që përmendet është se mafia e drogës ka lidhje edhe në pozicionet më të larta politike në Shqipëri. Raportohet po ashtu se hetuesit gjermanë dhe ndërkombëtarë kanë në shënjestër edhe familjen e kreut të qeverisë socialiste, Edi Rama. Vëllai i tij, Olsi Rama është i përfshirë në një rast të madh të trafikimit të kokainës nga Hanover. Vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, ka korruptuar kreun e agjencisë së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, për një ryshfet prej 250,000 dollarësh.”, thuhet në artikull