Zjarret e shumta te dites se djeshme ne territorin e bashkise Fier dhe Patos kane lene pas nje bilanc te frikshem demesh.
Sipas prefektit te qarkut Lefter Shehaj vetem ne pyllin me pisha duke nisur nga Pish Poro e ne Darezeze eshte pershkuar nga zjarri nje siperfaqe prej 280 ha me pisha , shkurre e toka bujqesore nderkohe qe 45 ha ullishte dhe peme frutore jane djegur ne zonen e Margllicit ne Patos. Po sipas prefektit Shehaj qe nga mesdita e djeshme kane qene aktive 23 vatra zjarri , nderkohe qe 9 prej tyre kane marre permasa shqetesuese . Shehaj ka pohuar gjithashtu se jane identifikuar nga policia 9 shtetas per zjarrvenie te qellimshme nderkohe qe 5 prej tyre jane arrestuar, tre jane proceduar ne gjendje te lire dhe nje eshte shpallur ne kerkim. Teksa eshte ndalur te forcat e shumta zjarrfikese qe u angazhuan per shuarjen e vatrave te zjarrit prefekti Shehaj ka theksuar rendesine e shtimit te kapaciteteve te sherbimeve zjarrfikese teksa ka apeluar per te gjithe qytetaret qe te jene te kujdesshem gjate djegjes se barerave te keqija pasi rrezikojne qe zjarri tu dal jashte kontrollit duke shkaktuar deme te pallogaritshme. Nderkohe ne pyllin me pisha te Darezezes ende ka disa vatra te vogla zjarri aktive te cilat nuk kane rrezik riaktivizimi. Ne shuarjen e flakeve ne Patos e Fier jane angazhuar 17 mjete zjarrefikese mbi 170 forca qe jane punonjes te bashkise Fier e Patos , FA dhe banore te zones