Ballina Shqiperia ime Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 29-vjeçarja

Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 29-vjeçarja

Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të hënë në Vlorë.

Sipas informacioneve nga Policia dyshohet se 29-vjeçarja ka rënë në kontakt me rrymën elektrike aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja është regjistruar në lagjen ’10 korriku’ në Vlorë në banesën e 29-vjeçares.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak/Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja Xh. B., 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.