burrë, rreth 60 vjeç, ka humbur jetën pasi ka rënë në një gropë me ujë në një pallat në ndërtim.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi H Dalliu” në Tiranë.
“Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia