Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Durrës.
Sipas një komunikate nga Drejtoria Vendore e Policisë së Durrsit, një 66-vjeçar ka qenë duke pastruar pusin pranë banesës dhe është rrëzuar aksidentalisht, duke rënë në brendësi të tij.
Fatkeqësisht 66-vjeçari me inicialet O.P., ka humbu jetën.
/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, shtetasi O. P., 66 vjeç, duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.