Ballina Bota Biden puth në kokë Melonin gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë

Biden puth në kokë Melonin gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden shpesh herë bëhet viral me shfaqet e tij në publik. Këtë herë një gjest ndaj kryeministres së Italisë, Georgia Meloni, të cilën gjatë takimit me të, Biden e ka puthur në kokë.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, presidenti amerikan e ka pritur Melonin në Zyrën Ovale me këngën “Georgia on my mind” të Ray Charles.

Pas largimit të saj, ai i ka thënë lamtumirën duke e puthur në kokë.  Videoja tashmë është bërë virale në Twitter.