Standardet e jetesës në Ballkanin Perëndimor janë shumë prapa vendeve të BE-së.
Të gjashtë vendet e WB-6 kanë një Produkt i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë i rregulluar me fuqinë blerëse (PPP)) që është më pak se gjysma e mesatares së BE-së.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit “A mund të konvergjojë Ballkani Perëndimor drejt standardeve të jetesës në BE?” cilësoi se përmirësimi i qeverisjes në Shqipëri dhe Rajon mund të jetë një mjet efikas për të rritur mirëqenien dhe për të shtyrë para ritmet e konvergjencës për të arritur standardet e BE-së.
Sipas BERZH përmirësimi i cilësisë së qeverisjes mund të ndihmojë në ndryshimin e tendencave demografike sidomos në Shqipëri. Rajoni ka bërë hapa pas në standardet e qeverisjes vitet e fundit, duke zgjeruar hendekun me vendet homologe në BE dhe gjetkë.
BERZH vë ne dukje se, hendeku i PBB-së midis BB-6 dhe BE-ja është ngushtuar në dy dekadat e fundit, por ritmi i konvergjencës është ngadalësuar që nga kriza globale e viteve 2008-09. Sipas tendencave të fundit të rritjes, mund të kalojnë 70 vjet ose më shumë përpara se WB-6 të arrijë mirëqenien e shteteve të BE-së. Prandaj, pyetja kryesore është: Çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar normën e konvergjencës? Dhe ekspertët e BERZH mendojnë se Reformat mund të bëjnë ndryshim. Të gjithë janë dakord se duhet bërë më shumë për të bërë një ekonomi tregu më të qëndrueshme dhe më mirëfunksionale. Por cilat reforma ka të ngjarë të dëshmojnë më shumë efektive në përshpejtimin e konvergjencës? Konkretisht, konvergjenca mund të jetë përshpejtuar nga:
- qeverisja më e mirë,
- nxitja e lidhjeve ndërkufitare dhe
- nxitja e ekonomisë së gjelbër.
Zonat që kërkojnë vëmendje të veçantë përfshijnë joefektivitetin e përgjithshëm të institucioneve shtetërore, gjykatat, mungesa e mbrojtjes për të drejtat e pronësisë dhe pronës intelektuale, dhe niveli i lartë i korrupsionit.
BERZH evidenton se qeverisja e dobët nuk është vetëm pengesa kryesore për investitorët, por edhe dekurajim për popullsinë vendase, duke inkurajuar të rinjtë të emigrojnë (dhe dekurajojnë emigrantët nga kthimi). BERZH thotë përmirësimi i qeverisjes mund të adresojë deficitin e aftësive të rajonit, duke bindur njerëzit e talentuar të qëndrojnë ose të promovojë kthimin e të ikurve.
Hapja më e madhe ndaj tregtisë dhe investimeve do ta bëjë rajonin më konkurrues. Për tre dekadat e fundit përpjekjet e ekonomive të Ballkanit Perëndimor për t’u integruar më plotësisht në tregjet rajonale dhe globale janë penguar nga trashëgimia e dobët e cilësisë së infrastrukturës, barrierat për tregtinë përtej kufijve dhe mungesa e njohurive dhe sofistikimit që i ndalon ata të hyjnë në tregje më të pasura.
BERZH referon se, tërheqja e investitorëve të huaj mund të forcojë konkurrencën e rajonit dhe të sjellë mundësi të reja për rritje.
BERZH vërën se problemi themelor në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor është produktiviteti i ulët, që është akumuluar nga nën-investimet në ekonomi, institucionet e dobëta dhe së fundmi demografia e pafavorshme dhe një mjedis i vështirë biznesi.