Ballina Aktualitet Berisha shpjegon nese fituesit e primareve në qarqe do te jene apo...

Berisha shpjegon nese fituesit e primareve në qarqe do te jene apo jo ne listat e sigurta

Kreu i PD-së Sali Berisha, i pyetur nëse fituesit e primareve do të jenë në lista të mbyllura, u përgjigj duke thënë se gara nuk është bërë për këtë qëllim.Berisha u shpreh se “në përpilimin e listave të mbyllura ka disa faktorë që ndërhyjnë” dhe se ky do të jetë një kriter i rëndësishëm gjer në kuota.

Berisha: Kjo garë nuk është bërë për të qenë në lista të sigurta.I sigurtë të jetë, që ai që merr më shumë vota do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Por padiskutim në përpunimin e listave të mbyllura ky është një nga kriteret kryesore.Listat e mbyllura kanë aleatët, kanë disa kushtëzime.

Janë disa faktorë që ndërhyjnë.

Por a do jetë ky një kriter për përfshirjen e tyre.Po, do të jetë një kriter i rëndësishëm gjer në kuotat. Kuotat, megjithëse ju e patë se ka zonja që kanë marrë vota shumë lart dhe nuk ka asnjë vështirësi në këtë mes. 
Përgëzoj të gjithë anëtarë të PD që ushtruan të drejtën e votës dhe votuan për kandidatin që ata vlerësojnë më shumë.
I siguroj ata dhe mbarë shqiptarët që kjo procedurë është e para e këtij lloji që zhvillohet në Shqipëri, është më e mira, më demokratikja se çdo procedurë që mund të zhvillohej në raste të tilla.

Ky votim përbën bazën më demokratike të përzgjedhjes së kandidatëve të PD-së për deputet.
Natyrisht në këtë përzgjedhje disa kritere statusore siç janë kuotat e përcaktuara në statut dhe ligje, për gratë dhe të rinjtë, ato do respektohen sepse nuk mund të kapërcehen përcaktimet statusore.

Por mendoj se këto përmirësojnë përfaqësimin e shoqërisë shqiptare në parlamentin shqiptar, përndryshe nuk ka metodë më të drejtë, më të ndershme se sa kjo për përcaktimin e kandidaturave.

Imagjinoni ju se çfarë ndodh në krahun tjetër, që kandidaturat përcaktohen nga Bajrët, Troplini, Poja, Çela, Ndoka dhe eksponentë të tjerë të krimit.
Përcaktohen nga valixhet me para.

Përcaktohen jashtë të gjitha kritereve.
Ju e patë që Çyrbja, u vendos emri i tij fill pas Edi Ramës sepse përfaqësonte bandën më të rrezikshme.

Këto janë kandidaturat e qytetarëve, e vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë, anëtarë të PD-së.

Me këtë rast, duke thënë të gjitha këto, përsëri proces të përsosur nuk ka dhe nuk mund të ketë. Por kërkoj ndjesë të gjithë atyre që u paraqitën për të votuar dhe nuk votuan dot për shkak të listës ose mungesës së dokumenteve. Ju kërkoj shumë ndjesë dhe mendoj se PD do bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë.

Megjithëse përcaktoi kriteret më të gjera, të gjitha listat nga viti 2019 e deri tani, të jenë me të drejtë votimi dhe çdo njeri që ka dokumentin dhe këto u respektuan, prapë se prapë mbetën demokratë pa votuar dhe kjo më lëndon dhe unë u kërkoj atyre të falur sot për këtë privim të padrejtë që iu është bërë nga shkaqe burokratike.

Së dyti, numërimi siç e keni parë ju vetë, është bërë me transparencë absolute ku çdo votë është shfaqur në ekran.
Cilido që ka dyshimin më të vogël, ka të drejtë të marrë regjistrimin, t’i drejtohet komisionit të administrimit të zgjedhjeve pranë PD dhe procedurat tona janë 100 përqind transparente.