Ballina Aktualitet Berisha shpall Sorosin “non-grata”: Do mbyllim çdo institucion të tij

Berisha shpall Sorosin “non-grata”: Do mbyllim çdo institucion të tij

Kryedemokrati Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar deklaroi se me ardhjen e PD-së në pushtet do të mbyllen të gjitha institucionet e financuara nga Xhorxh Sorosit në Shqipëri.

Berisha tha se do përgatet çdo akt që do sjellë desorosizimin e shpejtë të shoqërisë shqiptare.

FJALA E BERISHËS

Së pari, dëshiroj t’u përshëndes ju për angazhimin shumë serioz që keni bërë në fushatën elektorale brenda dhe jashtë vendit dhe duke vlerësuar veprimtarinë tuaj, del qartë se nuk është vetëm radha jonë, nuk është vetëm stina jonë, por është edhe dallga jonë.

Shqiptarët çdo ditë e më shumë janë të bindur se në pushtet me datën 11 maj do të jetë PD.

Dhe, kjo është një përgjegjësi e madhe, por i garantoj me këtë rast se 100 ditët do jenë 100 ditët e transformimit rrënjësor të Shqipërisë.

Koha nuk pret, ndaj duhet të përgatiten të gjitha vendimet e 100 ditëve të para gjatë këtyre muajve para fushatës, në mënyrë që ato të firmosen në përputhje me Kushtetutën, si vendime qeverie apo akte normative, për të bërë realitet programin tonë transformues të Shqipërisë.

Është një domosdoshmëri e madhe, ka një diskreditim të madh kombëtar dhe ndërkombëtar të këtij regjimi.

Personalisht të Edi Ramës, i cili është i aftë të marrë çdo vendim, të marrë çdo akt dhe veprim për të siguruar karrigen e tij, pasi e di se në Europë, ai dhe Lukashenko dhe Putini janë tre kampionët e krimeve ndaj vendit të tyre.

Krimeve politike, por ky edhe të gjenocidit të butë ndaj shqiptarëve, përzënies së tyre nga vendi.

Në të gjithë përgatitjen tonë, është e domosdoshme një seri aktesh, vendimesh, të cilat sjellin desorosizimin e shpejtë të shoqërisë shqiptare.

Është fakt i pamohueshëm se në botë, kopshti eksperimental i Xhorxh Sorosit u bë Shqipëria.

PD nuk është një parti e ekstremit të majtë, por është një parti që i qëndroi fuqishëm.

Ndaj dhe ajo merr përsipër para shqiptarëve me akte dhe ligje të desorosizojë Shqipërinë.

Unë i bëra thirrje Aleksis Soros të mbyllë fondacionin në Shqipëri, sepse i jap fjalën, që javën e parë pas 11 majit do të mbyllet me dekret ligj që të mos shkelë më në Shqipëri.

Ky fondacion i ka bërë të këqija të mëdha Shqipërisë.Është bërë mbështetës i ekstremit të majtë në Shqipëri dhe i kulturës uoke të shkatërrimit të familjes dhe identitetit gjinor.

Ndaj dhe në detyrimin tonë si forcë politike është përgatitje e të gjitha akteve dhe ligjeve që sjellin desorosofikimin e Shqipërisë.

Nuk ka një vend të dytë në Europë dhe botë që pësoi pasojat e superspekulantit, supercensorit. Xi Jinping dhe Vladimir Putin ushtrojnë censurë në vendet e tyre, kurse Xhorxh Soros me doktrinën e tij në mbarë botën.

Pra, a e imagjinoni ju që paratë e taksapaguesve financojnë censurë të SHBA.

Financojnë Fatmir Xhafën.

Financojnë Erion Braçen dhe zyra të tilla.

Ne nuk u bëmë pjesë e kësaj axhende në parlament dhe mbajtëm qëndrimin më të drejtë.

Por ne zotohemi se duke ruajtur absolutisht standardet më të mira të lirive dhe të drejtave njerëzore, të respektit të Kushtetutës, të drejtësisë së pavarur, por desorosizimi i Shqipërisë do jetë një objektiv madhor.

Pasoja të paimagjinueshme.

Një grup deputetësh me të drejtë i drejtuan letër bordit të UNDP, ku i kërkuan që zonja Rama të mos bëjë raportet e qeverisë Rama.

Ishte përtej çdo pritshmërie përgjigjja e papërgjegjshme që erdhi. Ishte legjitimim ndërkombëtar i korrupsionit.

Në qoftë se për këtë organizatë nuk ekziston konflikti i interesit, për këtë organizatë nuk ekziston korrupsioni.

Por nuk janë këto parimet mbi të cilat bazohet një institucion ndërkombëtar.

Mora këtë shembull…

Ju them unë ju, kam informacione shumë të sakta se asnjë raport nga ky institucion nuk shkon pa u miratuar nga qeveria.

Nuk është vetëm një McGonigal. E ka Sergei Esenin: Sa mace ka kjo botë, vargut të tyre fundin nuk ia gjen dot. Po, e vërteta.

Kështu që të thotë diplomatja se e kemi zgjedhur me kritere, po kujt i thua moj zonjë…Nuk mund t’ia kalojnë shqiptarëve në këtë mënyrë gjërat.

Ndaj dhe ajo letër dhe ajo përgjigje do shpërndahet në të gjitha mediat e botës.

Përndryshe bëhet e pashpresë lufta kundër korrupsionit këtu.

Në qoftë se Linda Rama çon raportet ndërkombëtare për performancën e Edi Ramës, në vend që t’u thonë faleminderit zotërinj deputetë për letrën që dërguat, marrin në mbrojtje shkelmimin e parimit universal të konfliktit të interesit.

Nuk ka akt më të papranueshëm.

Por e thamë atë, McGonigali nuk është i vetëm.