Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita i ftuar në emisionin “Opinion” nga Blendi Fevziu është ndalur dhe te shpallja “non grata” e Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. LaCivita tha se kjo “non grata” është bërë nga një qeveri e korruptuar dhe nk ka fare legjitimitet.
Pyetjes se a do të hiqet ky vendim ndaj Berishës, LaCivita iu përgjigj duke thënë se do të zgjidhet me kalimin e kohës.
Fevziu: Ka një problem te kjo historia. Zoti Berisha, ish kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë është shpallur person non-grata nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken në 2021. Ju e njihni mjaft mirë Tëit-in që bëri ish-Sekretari i Shtetit dhe historinë. A mund të punoni me dikë i cili është shpallur si person non-grata nga administrata e Shteteve të Bashkuara?
LaCivita: Si fillim, është ish-administrata, Antony Blinken.
Fevziu: Ka qenë administrata e Shteteve të Bashkuara në atë kohë.
LaCivita: Ka qenë të korruptuar sa s’ka…
Fevziu: Kanë qenë të korruptuar?
LaCivita: Kanë qenë aq të korruptuar sa qeveria e Edi Ramës. Në sytë e mi dhe në mendimin tim, dhe këto nuk janë çështje që nuk i diskutoj në Shtetet e Bashkuara sepse nuk është ky rol im, por nga pikëpamja ime dhe një prej arsyeve që jam këtu është ngaqë ajo shpallja non-grata ka qenë aq e korruptuar sa nuk ka fare legjitimitet, të paktën në sytë e mi.
Fevziu: Nëse mund t’ju pyes pak më shumë. Sali Berisha ka qenë mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur ka qenë i vetmi President i cili ka bërë dy vizita në Shtëpinë e Bardhë më 1991 dhe 1995.
Fevziu: Po, si Kryeministër. Ka pasur takime shumë të mira te Shtëpia e Bardhë me Zv. Presidentin. Pse administrata e Shteteve të Bashkuara, administrata e Biden-it mori këtë vendim?
LaCivita: Pse administrata e Biden-it fshehu faktin që Joe Biden-it ishte mendërisht me probleme për 4 vite dhe e kishte të pamundur që të ishte president? Pse administrata e Biden-it vendosi që burrat mund të bëjnë fëmijë? Pse administrata e Biden-it vendosi… Mund të vijo e të radhisë të gjëra për ditë të tëra. Administrata e Biden-it bëri kaq shumë gabime në kaq shumë nivele të ndryshme. Ky ishte thjesht një gabim tjetër.
Fevziu: Sipas jush ky është një vendim i korruptuar, i bërë nga një administratë e korruptuar, pse administrata aktuale nuk marr një masë kundër saj?
LaCivita: Nuk flas në emrin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, nuk mund të flas në emër të Departamentit të Shtetit, jam këtu për tu siguruar që konservatorët dhe Partia Demokratike do të kenë mundësinë të sfidojnë 12 vitet e dështimit të Edi Ramës dhe këto gjëra do të zgjidhen me kalimin e kohës.
Fevziu: Përpara pak muajsh thatë që Zoti Berisha është mik i madh i Shteteve të Bashkuara. Vazhdoni të mendoni të njëjtën gjë?
LaCivita: Patjetër! Patjetër!