Ballina Aktualitet Berisha njofton protestën kombetare te radhës: Më e fuqishmja që ka njohur...

Berisha njofton protestën kombetare te radhës: Më e fuqishmja që ka njohur vendi!

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët ka njoftuar protestën e radhës që do të mbahet nga opozita.

Kreu i PD-se ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë të bashkohen në protestë më 26 nëntor në Tiranë.

“Në datë 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishme që ka njohur Shqipëria.

Ndaj ftoj shqiptarët, në datën 26 marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë.

Mosbindja civile është rrugë e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha ai.

Kujtojmë se protesta fundit e opozitës u mbaj ditën e martë, më 19 nëntor në orën 17.00 përpara Kuvendit të Shqipërisë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit.